BallinaAktualitetFOTOT/Albana Vokshi: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të COVID19!...

FOTOT/Albana Vokshi: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të COVID19! Pse Prokuroria nuk vepron?

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar përmes fotove në facebook radhët në zyrat vendore të Arsimit.

“Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.” -shkruan Vokshi në posimin e saj.

Postimi i plotë:
Zyrat Vendore të Arsimit – vatra të mundshme përhapje të COVID19!! Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.
Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.
Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19.
Pse Prokuroria nuk vepron??

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular