BallinaAktualitetIsh-deputeti, akuza Ramës: Në kulmin e krizës, ku borxhi ka kaluar 80%,...

Ish-deputeti, akuza Ramës: Në kulmin e krizës, ku borxhi ka kaluar 80%, ky rrit buxhetin për infrastrukturën

Ish-deputeti i LSI-se, Perparim Spahiu ka akuzuar kreun e qeverise se në kulmin e krizës financiare, ku borxhi ka kaluar 80%, ka rritur buxhetin për infrastrukturën ndërkohë që e gjithë vëmëndja duhej të shkonte për të përballuar krizën e pandemisë.

Sipas Spahiut, Rama “Në shtatë vite nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë, si investim direkt, por na ka zhytur në borxhe për 15-20 vite me kontrata PPP-sh, në shtatë vite mashtroi për ndërtime aeroportesh apo hekurrudhash, në shtatë vite zhyti sektorin e bujqësisë në krizë, ku protesta e fermerëve në rrugë, duke hedhur produktet e tyre, po na duket normale”.

Postimi i Spahiut 

Në katër vite, 2013-2017, Qeveria Rilindase, shkurtoi me 25% buxhetin e Ministrisë së Transporteve dhe uli në 0.9% të GDP-s atë të Ministrisë së Bujqësisë.

Sot, në kulmin e krizës financiare, ku borxhi ka kaluar 80%, Edi Rama rrit buxhetin për infrastrukturën ndërkohë që e gjithë vëmëndja duhej të shkonte për të përballuar krizën e pandemisë.

7.6 miliardë lekë rritet fondi për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërsa ai për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale vetëm 1.3 miliardë.

Në shtatë vite nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë, si investim direkt, por na ka zhytur në borxhe për 15-20 vite me kontrata PPP-sh, në shtatë vite mashtroi për ndërtime aeroportesh apo hekurrudhash, në shtatë vite zhyti sektorin e bujqësisë në krizë, ku protesta e fermerëve në rrugë, duke hedhur produktet e tyre, po na duket normale.

Sot, më pak se një vit përpara zgjedhjeve, në kulmin e krizës, KY, do të ndërtojë rrugë..!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular