BallinaAktualitetVIDEO/Rrezikon të mbytet një person te Liqeni i Tiranës, të rinjtë futen...

VIDEO/Rrezikon të mbytet një person te Liqeni i Tiranës, të rinjtë futen dhe e …

Një person ka rrezikuar jetën te Liqeni Artificial i Tiranës. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak çaste më parë. MAPO siguron video nga momenti i ngjarjes.

Ka qenë një burrë rreth të 50-ve i cili është futur në ujë për t’u freskuar, por e ka pasur të pamundur për të dalë për shkak të llucës.

Në ndihmë të tij kanë ardhur menjëherë disa të rinj, të cilët e kanë nxjerrë në breg të liqenit.

Burri është dërguar më pas në drejtim të spitalit për ndihmë mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular