BallinaKultureShuhet në moshën 84- vjeçare violonçelisti Gjovalin Lazri

Shuhet në moshën 84- vjeçare violonçelisti Gjovalin Lazri

Gjovalin Lazri, talenti i muzikës në violonçel dhe profesor i shquar u shua sot në moshën 84- vjeçare. Vetëm 11 ditë më parë Lazri u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’, që e tërhoqi i biri, pasi ai e kishte të pamundur prej sëmundjes së rëndë.

 

Gjovalin Tish Lazri lindi në Shkodër më 13 tetor 1936. Në vitin 1950 -1958 ndjek Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë me Profesor Boris Skabllov, Matej Guralumi dhe Ymer Skendëri. Në vitin 1959 fillon studimet e larta në Akademinë e Muzikës dhe Arteve ne Pragë. Më pas ka punuar si mësues violonçeli dhe zv/Drejtor Artistik i Shkollës se Mesme Artistike “Jordan Misja”, në Tiranë. Gjatë këtyre viteve ka përgatitur breza të tërë artistësh violonçelist, ka debutuar vetë si solist.

Ndër vite ka botuar artikuj, metoda, dhe studime profesionale ne fushën e artit dhe te kulturës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular