BallinaRajoniVIDEO/“Tradhtar, shite Kosovën”, si e qëllojnë protestuesit në Beograd, ish-ministrin e Brendshëm...

VIDEO/“Tradhtar, shite Kosovën”, si e qëllojnë protestuesit në Beograd, ish-ministrin e Brendshëm Vuk Jeremiç

Protesta e mbrëmshme që shpërtheu në Beograd, pas vendimit të presidentit Aleksandar Vuçiç për të vënë masa të reja kufizimi si rezultat i numrit të madh të infektuarve me COVID-19, nuk e ka kursyer as ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Vuk Jeremiç.

Ndërsa po kalonte pranë protestuesve para dyerve të Kuvendit të Serbisë, një grup protestuesish e kanë goditur me shpulla në qafë duke e cilësuar si “tradhtar për shitje të Kosovës”.

Si rezultat i numrit të madh të protestuesve që tentuan të futen në Kuvendin e Serbisë, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, duke përdorur edhe dhunën.

Paraqitja e Jeremicit në protestë vetëm sa irritoi me shumë demonstruesit të cilët brohorisnin “Largohu, tradhtar. E tradhtove Kosovën”.

Kur ai po largohej i shoqëruar nga disa persona, protestuesit e zemëruar filluan ta godasin me shuplaka në qafë, duke ia bërë me dije se nuk i gëzohen prezencës së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular