BallinaAktualitetEMRAT/Tre deputetë të opozitës parlamentare votë pro marrëveshjes së 5 qershorit per...

EMRAT/Tre deputetë të opozitës parlamentare votë pro marrëveshjes së 5 qershorit per Reformen Zgjedhore

Pavarësisht rezervave që shprehin për marrëveshjen e 5 qershorit midis mazhorancës dhe opozitës jashtë Parlamentit, deputetët e Ballit Kombëtar Demokrat, thonë se do të japin votën pro kësaj marrëveshjeje në Parlament.

Kreu i kësaj partie, Artur Rroshi thotë se mbështet parimisht listat e hapura për deputetë, por është kundër rritjes së pragut elektoral dhe kundër heqjes së koalicioneve, duke shtuar se ky nuk është momenti për ndryshimin e Kushtetutës.

Pjesë nga deklarata para Kuvendit:

Sa i përket prekjes së Kushtetutës, sipas meje, ajo është simbol i unitetit, prandaj ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Nëse vazhdojmë me lojën e kartonëve, kjo nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë në mbështetje të proceseve demokratike. Përfundimisht, ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm atë që deshëm, por i duhet vendit. Para integrimit në Evropë nuk mund të zgjedhim interesat tona. Hapja e negociatave është një gradë lirie për shqiptarët.

Ne nuk mund të pranojmë ndërrimin e Kushtetutës me një prag 3 apo 5%. Nuk mund të pranojmë heqjen e koalicioneve. Sa i përket hapjes së listave, është e artikuluar prej meje prej 5-6 vitesh për lista të hapura. I qëndrojmë kësaj, por në pamundësi zgjedhim këtë rrugë.

Ndërkohë, deputetja Fatjona Dhimitri tha se marrëveshja e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng në Kuvend.

“Nuk mund të pengoj procesin e integrimit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi. Konsensusi i arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar.  Unë nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje”, tha Dhimitri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular