BallinaKronikeSherr për pronën dhe dhunë ndaj bashkëshorteve, arrestohen tre persona në Bulqizë

Sherr për pronën dhe dhunë ndaj bashkëshorteve, arrestohen tre persona në Bulqizë

Dy persona janë arrestuar në Bulqizë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një 48-vjeçar, pasi ka goditur dhe kërcënuar dy shtetas të tjerë, për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi goditi dhe kërcënoi dy shtetas të tjerë, për motive pronësie.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

XH. A., 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë nga Policia, shtetasi D. R., 48 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive pronësie, ka goditur e kanosur, duke i penguar për të mos kaluar rrugën, shtetasit A. D. dhe SH. D.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular