BallinaAktualitetAlarmante/Raporti i KE: Migrimi i shqiptarëve, më i larti në gjithë Ballkanin...

Alarmante/Raporti i KE: Migrimi i shqiptarëve, më i larti në gjithë Ballkanin Perëndimor

Ditën e sotme, Komisioni Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë.

Sipas këtij raporti, në konkluzionet e tij kërkohet rritja e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, krimit të organizuar, ndalimi i fenomenit azilit dhe terrorizmit.

Si temë shumë shqetësuese, në raport trajtohet fillimisht fenomeni i azilkërkuesve, ndërsa thuhet se numri “i kërkesave të pabaza” për azil në vendin tonë, vijon të jetë burim shqetësimi.

Në këtë raport kërkohet një angazhim më i  fortë të autoriteteve shqiptare.

Në një analizë të tyre, raporti thotë se ky fenomen në 4 vitet e fundit ka ardhur në ulje, ndërsa në 2019 ka pasur 5% më pak se në 2018 aplikime.

“Migrimi i shtetasve shqiptarë vazhdon të jetë më i larti nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Numri i kërkesave për azil të paraqitur nga shtetasit shqiptarë në Shengen vazhdoi të ulet për vitin e katërt me radhë, me 18.555 aplikime të paraqitura në vitin 2019 krahasuar me 19.615 aplikime të paraqitura në 2018. Kjo paraqet një rënie prej 5%. Në tremujorin e parë të vitit 2020 u raporton 2,895 kërkesa për azil, 44% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Ka pasur edhe një ulje të nivelit të kthimit. Kërkesat e pabaza të azilit të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare të BE-së mbeten një çështje që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe thelbësore nga autoritetet shqiptare. Shqipëria ka forcuar përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për të drejtat dhe detyrimet e regjimit pa viza, si dhe gjobat për shkelje të këtyre detyrimeve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular