BallinaKryesoreBeteja e pashpresë e Ramës me Perëndimin

Beteja e pashpresë e Ramës me Perëndimin

Nga Red Varaku

Me sa duket Edi Rama, nën ankthin e një fundi të palavdishëm, e kuptoi që ashtu siç e kishte nisur, po shkonte me këmbët e tij drejt thertores elektorale, sepse humbja në zgjedhjet e ardhshme duket e sigurtë dhe rrotacioni i garantuar. Por, ajo që po e tmerronte më shumë se sa humbja, ishte mungesa e garancisë për të dhe pasurinë e tij, pas rrotacionit dhe dorëzimit të pushtetit.

Ndaj, për të negociuar garancinë për veten, ai sot hoqi maskën e njeriut të qetë dhe bashkëpunues me Perëndimin dhe bashkë me “çetën e tij qorre”, vendosi të kërcënojë hapur BE dhe SHBA-të, nëpërmjet shkeljes së marrëveshjes së arritur në tokën e shenjtë Amerikane, e cila u përshëndet nga të gjitha palët në nivelet më të larta.

Dihet që një vendim i tillë është shumë i rrezikshëm për stabilitetin e vendit dhe hedh në erë të gjitha përpjekjet e Perëndimit për largimin e tij pa kosto për shqiptarët.

Ai i tha sot Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe Parlamentit Europian, që fjala e tyre nuk ka asnjë vlerë, se Shqipëria është vend sovran dhe i pavarur dhe nuk ia ka nevojën askujt.

Ndërsa shqiptarëve i tha që SHBA dhe BE po “ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë”, duke aluduar se ai nuk ka ndërmend të largohet pa patur një garanci për vete, familjen dhe pasurinë e tij.

Është aq i dëshpëruar sa po tenton të ringjallë axhendën e njohur anti-perëndimore të PS. Kjo me qëllim izolimin e Shqipërisë dhe rikthimin e saj në kohën kur marrëdhëniet me Perëndimin i kishte të ngrira. Beteja e tij e gjatë dhe e pashpresë me Perëndimin gjatë muajve të fundit, me sa duket e ka lodhur aq shumë, sa nuk e kupton se kundër kujt po flet.

Nuk është problem pse Edi Rama po tenton të dalë kundër Perëndimit në Shqipëri. Një frikacak si ai nuk ka këllqe për një hap të tillë , sepse dihet si kanë përfunduar diktatorucët ballkanikë që kanë dalë kundër. Edhe pse qesharake, nuk është problem.

Kjo për faktin se Edi Rama nuk ka asnjë shans ta mbajë peng Shqipërinë. Ai është kthyer në një dëshpërim të madh edhe për vetë socialistët, të cilët nuk kanë ndërmend ta ndjekin në çmendurinë e tij të fundit.

Nëse socialistët ndjehen sot si mos më keq, ndjehen pikërisht për shkak të modelit të Edi Ramës në politikë, për shkak të një Shqipërie të varfër dhe pa drejtësi, për shkak të një qeverisje kriminale dhe të korruptuar, për shkak të një Shqipërie të padrejtë, tribale dhe të keqqeverisur.

Problemi është se si 30 vite më pas, një kryeministër socialist po kërkon t’i mbyllë sërish dyert e shtëpisë Europës dhe SHBA. Dhe po e bën këtë për të njëjtën arsye “mbajtjen me dhunë të pushtetit” dhe me të njëjtin justifikim që ata “po ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë”. Kjo në përpjekje të hapur për të testuar një ringjallje të frymës anti-Perëndimore në Shqipëri.

Ringjallja e frymës anti-Perëndimore në Shqipëri, pikërisht nga partia që e persekutoi dhe mbajti peng këtë popull për 50 vjet, duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne. Jo se kjo frymë ka ndonjë shans real të ngjisë tek shqiptarët përkundrazi, por për faktin se është një provë e fortë, që dëshmon që PS në thelb mbetet një parti anti-Perëndimore, e cila nuk i harron kurrë aleancat e saj të vjetra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular