BallinaAktualitet“Nuk e ndal dot rotacionin”- Kreu i PD apel Ramës: Tërhiqu sa...

“Nuk e ndal dot rotacionin”- Kreu i PD apel Ramës: Tërhiqu sa je në kohë. Do përballesh me…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet dhe t’i qëndrojë marrëveshjes së arritur në 5 qershor.

Sipas kryedemokratit, opozita i qëndron marrëveshjes nëse ajo do të miratohet siç është dakordësuar me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar,

Basha i bëri thirrje të tërhiqet sa nuk është vonë dhe të pranojë sipas tij realitetin e pashmangshëm që për kreun e PD është rotacioni politik.

“I bëj thirrje sa nuk është vonë të marrë masa dhe të pranojë realitetin e pashmangshëm, askush nuk është i përjetshëm në pushtet. Nuk e ndal dot rotacionin.

I thërras përgjegjësisë së tij si kryeministër, si qytetar dhe si prind, të lejojë rotacionin me votë të lirë, ose të përballet me të gjitha pasojat.

Shqiptarët s’do jenë peng e frikës dhe ankthit të Edi Ramës për rotacionin politik.

Me aktin e sotëm Edi Rama ka hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit.  Thirrja ime është të reflektojë. Për ndryshe ai do të jetë përgjegjësi i vetëm, siç është i interesuari i vetëm për këtë akt të paprecedentë.

 Në mënyrën më absolute lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është thjeshtë një çështje që ka të bëjë me zhvatjen dhe vjedhjen e këtyre shtatë viteve, por është standardi që ne do të vendosim.

Rotacioni që po vjen nuk do të ketë kuptim nëse do të vazhdojë pandëshkueshme ia dhe jam i vendosur që të bëj gjithçka nesër dhe bashkë me ekipin tim kemi krijuar edhe instrumentet ligjorë që t’i japim fund kulturës së pandëshkueshme risë. Natyrisht një pjesë kryesore e detyrës i takon sistemit të drejtësisë dhe për këtë arsye PD është e vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat për ta nxjerrë Reformën në Drejtësi nga amullia ku e ka futur kapja e Edi Ramës dhe për të realizuar atë për të cilën kemi votuar në 22 korrik 2016, një reformë në drejtësi që garanton gjyqtarë dhe prokurorë që nuk mbrojnë po ndëshkojnë korrupsionin dhe që japin drejtësi për të gjithë  qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular