BallinaAktualitetShtimi i rasteve me Covid-19, Shefja e Sëmundjeve Infektive: Të mbyllen fundjavat

Shtimi i rasteve me Covid-19, Shefja e Sëmundjeve Infektive: Të mbyllen fundjavat

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se mbyllja e fundjavave duhet marrë në konsideratë si masë për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Nisur nga numri i lartë i rasteve të reja me koronavirus gjatë ditëve të fundit në vendin tonë në një intervistë për “TvT“, Bino tha:

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”.

Ndërkohë ajo nuk shprehet optimiste në lidhje me reduktimin e rasteve në javët e ardhshme. Sipas Binos, masat më të mira parandaluese vazhdojnë të mbeten distancimi fizik, izolimi dhe gjurmimi i kontakteve të të prekurve.

“PARASHIKIMET NUK JANË TË MIRA PËR 2-3 MUAJ. EDHE PËR DY JAVË TË TJERA PARASHIKOHET TË KEMI RASTE TË RRITURA. NE DUHET TË LUFTOJMË TA HEDHIM POSHTË KËTË QË THEMI. ËSHTË TEPËR E RËNDËSISHME. JANË RITME QË KËRKOJNË MASA. TË VETMET JANË DISTANCIMI FIZIK DHE IZOLIMI.

JEMI NË NJË REALITET TË RI. REALITETI I RI ËSHTË KY: LOKALET JANË HAPUR POR DISTANCAT DUHET TË RUHEN. KUDO QË SHKOJMË DUHET TË MBAJMË MASKË. NË MJEDISET E MBYLLURA QARKULLON VIRUSI. BËHEN 800-900 TESTE NË 24 ORË. ËSHTË E RËNDËSISHME RRITJA E NUMRIT TË TYRE. MË E RËNDËSISHMJA ËSHTË IZOLIMI I TË INFEKTUARVE DHE KARANTINA E KONTAKTEVE TË TIJ.”, THA SHEFJA E SËMUNDJEVE INFEKTIVE NDËR TË TJERA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular