BallinaAktualitetTjetër rast me Covid-19, dyshohet se u infektua nga i biri që...

Tjetër rast me Covid-19, dyshohet se u infektua nga i biri që i erdhi nga Italia

Një tjetër rast në vendin tonë është konfirmuar pozitiv me Coronavirus.

Bëhet me dije se pozitiv ka rezultuar një 57-vjeçar në Memaliaj.

Nga raportimet e para dyshohet të jetë infektuar nga i biri, që kishte ardhur pak ditë më parë nga Italia.

57 – vjeçari me profesion këpucar, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera, ndërsa është izoluar në banesën e tij.

Prej disa javësh numri i rasteve me koronavirus mbetet i lartë, ndërsa sot u regjistruan 90 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 3278.

Po ashtu dy persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e viktimave në 85.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular