BallinaAktualitetEksperti ndërkombëtar për VOA: Listat e hapura, kërkojnë ndryshim Kushtetute

Eksperti ndërkombëtar për VOA: Listat e hapura, kërkojnë ndryshim Kushtetute

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura.

Duke ju përgjigjur kundërshtimit të hapur të demokratëve, të cilët folën për një prishje të marrëveshjes së firmosur më 5 qershor me socialistët, përmes një statusi në Tëitter, zoti Rama i kërkoi opozitës jashtë parlamentare që të mos thotë ‘u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!

Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular