BallinaAktualitetMjeku Kalo: Covid-19 realitet jetësor, imagjinatën për mosekzistencën e kësaj “flame” lërjani...

Mjeku Kalo: Covid-19 realitet jetësor, imagjinatën për mosekzistencën e kësaj “flame” lërjani gjithologëve

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo mbrëmjen e kësaj të shtune ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët.

Kalo në fjalën e tij thekson se është e rëndësishme që të gjithë të kujdesen për veten dhe në asnjë moment nuk duhet të heqin dorë dhe të harrojnë se virusi është me ne.

Mesazhi i plotë:

Kohë kovidiane…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-19…..

Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….

Gjindem aty që herët në mëngjes jo i frikësuar, por i ndërgjegjësuar për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….

Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithollogëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar…

Kurrë mos haroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….mendoni edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….

Jo rrallë ne edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..

Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….

NUKU është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…

Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj KURRË nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me MIRËBESIM reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever!!!/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular