BallinaKronikePranga 39-vjeçarit/Bëri dasmë në lokalin e tij pa respektuar masat anti-Covid

Pranga 39-vjeçarit/Bëri dasmë në lokalin e tij pa respektuar masat anti-Covid

Një 39-vjeçar në Durrës është vënë në pranga nga policia pasi njoftohet që të ketë organizuar në lokalin e tij një dasmë, ku nuk është respektuar distancimi fizik.

E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, u arrestua nga policia për mos respektim të masave anti-Covid dhe po ashtu për prishje të rendit dhe qetësisë publike “zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.”

Policia ka sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e lokalit.

Po ashtu, në Durrës është proceduar penalisht një 24-vjeçar. K. B., banues në Shkallnur njoftohet se në lagjen nr. 13, tek Shkëmbi i Kavajës, ka vendosur mbi rërë, tokë publike, një konstrukt metalik, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë, procedohet penalisht dhe gjobitet nga ISHSH-ja pronari i lokalit.

Procedohet penalisht dhe një 24-vjeçar, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

  1. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K. B., 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Shkëmbi i Kavajës, ka vendosur mbi rërë, tokë publike, një konstrukt metalik, pa lejen e organeve kompetente.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular