BallinaAktualitetSituata e rëndë dhe jashtë kontrollit, gazetari: "Infektivi" s'ka vende, Sanatoriumi rikthehet...

Situata e rëndë dhe jashtë kontrollit, gazetari: “Infektivi” s’ka vende, Sanatoriumi rikthehet “Covid-2”

Nga dita e nesërme do të përgatitet rihapja e spitalit COVID 2 pra spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, i cili nga nesër do të nisë të zbrazet.

Kështu raportoi nga QSUT gazetari i Neës24 Erjon Skëndaj teksa tha se ky vendim i fundit vjen pas rritjes së numrit të rasteve të personave të prekur me koronavirus në vend ndonëse nuk është publik zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i madh i shtrimeve, numri i madh në vdekje dhe numri në rritje i personave në moshë të re me komplikacione që shtrohen, nën 50 vjeç janë 3 arsye që po çojnë në këtë zgjidhje, pra rihapjen e COVID-3.

Pacientët që janë tek ‘Shefqet Ndroqi’ mendohet se do të transportohen tek ish-ambientet e kirurgjisë në QSUT, që shteti fillimisht kërkonte ta kthente në spital Covid-3.

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ i njohur ndryshe dhe si Sanatoriumi u bë spital Covid-2, por me rënien e numrit të personave të infektuar me koroanvirus u rikthye ne funksionet e tij.

Ndërkaq Dy ambulanca brenda pak minutash në Spitalin Infektiv.

‘Nga ana e spitalit janë kryer dalje të forcuara të pacientëve që janë në përmirësim por të panegativizuar për të ruajtur kapacitetet e spitalit’, raportoi ai.

Nga këto raste janë të paktën 4 pacientë që janë rikthyer me komplikacione.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular