BallinaKronikeVrasja e dyfishtë/ Lirohen mjekët që kuruan Eduart Lamajn

Vrasja e dyfishtë/ Lirohen mjekët që kuruan Eduart Lamajn

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjyqësore të kryesuar nga Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga Av. Arbër Hoxha dhe Av. Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj.

Masa e sigurimit “arrest në burg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Burimet bejne me dije, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do t’i hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.

Eduart Lamaj akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Laç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular