BallinaAktualitetDrejt shembjes edhe 10 pallate në qytetin e Durrësit/ Këshilli Bashkiak vendos...

Drejt shembjes edhe 10 pallate në qytetin e Durrësit/ Këshilli Bashkiak vendos edhe për…

Edhe 10 pallate të tjera dhe një shtesë anësore do të shemben në qytetin e Durrësit për shkak se janë të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Këshilli Bashkiak i qytetit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme online ku ka marrë edhe vendimin për prishjen e ndërtesës së njësisë administrative Manëz.

Vendimi i plotë:

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar këto dy vendime të rëndësishme:

1-Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 10 pallateve dhe 1 shtese anësore në qytetin e Durrësit, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe rindërtimin e objekteve të miratuar për prishje në të njëjtin truall.

– Lista e objekteve për rindërtim në të njëjtin truall

2-Miratimi i prishjes së detyruar të ndërtesës së administratës të njësisë administrative Manëz, bashkia Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe është rekomanduar të prishet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e kryer nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe miratimin për heqjen nga lista e veçantë e pronave të paluajtshme publike dhe kontabiliteti, të ndërtesës së njësisë administrative Manëz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular