BallinaSocialeRizgjedhja e Adem Bekteshit rektor, votë për projektet e sotme dhe sfidat...

Rizgjedhja e Adem Bekteshit rektor, votë për projektet e sotme dhe sfidat e Universiteti “Luigj Gurakuqi”

Prof. dr. Adem Bekteshi u lind në Shkodër më 03.03.1962. Është diplomuar me rezultate shumë të larta në degën e Kimisë Industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës në vitin 1988.  Ka filluar karrierën akademike në Institutin e Lartë Pedagogjik (sot Universiteti i Shkodrës) po në vitin 1988, pranë Departamentit të Kimisë.
Që nga viti 1993 e në vazhdim ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën e kimisë, ekologjisë dhe mësimdhënies në universitete dhe institute kërkimore shumë të njohura si: Universitetin e Bolonjës dhe Barit (Itali), Ëest London University (Angli), Pace University (Neë York, USA), University of Graz (Austri), Odence University  (Danimarkë), Saint Michel College (Burlington, USA), Institutin e Limnologjisë “Marcho de Marchi” Verbania (Itali), Central Europian University (Budapest, Hungari), Universitetin e Heidelbergut (Gjermani) etj.
Prof. dr. Adem Bekteshi ka një përvojë të gjatë akademike. Prej më shumë se 30 vjetësh  ka spikatur për një mësimdhënie cilësore sidomos në lëndën e kimisë. Ai ka kontribut të vyer në konsolidimin dhe modernizimin e përmbajtjes dhe praktikave të kimisë, veçanërisht të kimisë së përgjithshme, kimisë analitike dhe asaj ujore.
Njihet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht si autor i disa programeve mësimore, veçanërisht i teksteve teorike, ushtrimeve dhe praktikave laboratorike. Ka qenë udhëheqës shkencor i shumë  doktoraturave, si dhe ka ndjekur me shumë korrektesë profesionale mjaft studentë në realizimin e mikrotezave në fushën e kimisë. Vazhdimisht është shquar si anëtar ose drejtues i përkushtuar i komisioneve të mbrojtjes të shumë diplomave në të tre nivelet universitare.
Me një kontribut të shquar në kërkimin shkencor ai ka një bibliografi të pasurme mbi 80 artikuj dhe kumtesa në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke qenë se fusha e tij e studimit përfshin kiminë e ujërave të ëmbla, me theks Liqenin e Shkodrës, prof. Bekteshi ka realizuar disa studime për vlerësimin e situatave ekologjike, njohjen e dinamikës së elementëve ushqyes, veçanërisht të fosforit dhe njohjen e fenomenit të eutrofikimit të këtij liqeni, të lidhura këto me qëndrueshmërinë e ekosistemit. Gjithashtu janë me vlerë edhe studimet në fushën e ndotjes së ajrit, ujit, tokës dhe produkteve ushqimore nga metalet erënda.
Prof.dr. Adem Bekteshi ka një profil shkencor të njohur ndërkombëtarisht. Një pjesë e artikujve të tij janë botuar në revista me faktor të lartë impakti. Është anëtar i bordit editorial ndërkombëtar i Journal ofEnvironmental Protection and Ecology (JEPE), si dhe ka realizuar recensa të disa artikujve për botim në revista shkencore ndërkombëtare (Ecological Indicator, Botuar nga Elsevier). Prej vitesh është anëtarikomiteteveshkencoretë shumë konferencave ndërkombëtare të zhvilluaranë Itali,Turqi, Rumani, Bullgari, Serbi etj.
Kontributi i tij në veçanërisht për Buletinin Shkencor të USH-së Seria e Shkencave të Natyrësështë i lidhur me të gjithë veprimtarinë e tij kërkimore-shkencore. Ai së bashku me kolegët e tij bashkëpunëtor të ngushtë, ku do të veçonim prof. dr. Dhimitër Dhorën, ia ka rritur vlerën këtij periodiku shkencor. I përkushtuar deri në detaje, qoftë edhe për paraqitjen formale të kësaj reviste të çmuar për Universitetin.Prej shumë vitesh ka qenë sekretar shkencor dhe kryeredaktor i kësaj serie. Në cilësinë e rektorit të USH-së ka qenë edhe drejtor i Buletinit shkencor për të gjitha seritë e tjera të botuara nga fakultetet e USH-së. Cilësitë e tij drejtuese kanë spikatur edhe gjatë mandatit të parë si rektor i Universitetit. Është shquar për organizimin e punës në senat, grupe pune, konferenca etj, duke shprehur vizionin e tij për zhvillimet strategjike të Universitetit, për konsolidimin e institucioneve dhe përparimin e tyre. I palodhur në promovimin dhe zhvillimin e fakultetit dhe universitetit, përsa i përket rritjes cilësore të mësimdhënies, kualifikimit të stafit e veçanërisht atij të ri, ngritjes së laboratorëve dhe pajisjes së tyre me mjete dhe aparatura moderne.
Prof. dr. Adem Bekteshi vjen në këtë fushatë zgjedhore me një vizion të qartë përsa i përket përparimit dhe sfidave me të cilat do të ndeshet Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular