BallinaKronikeBiseda me motrën …/Udhëtimi i fundit nga Frankfurti në Paris, zhduket pa...

Biseda me motrën …/Udhëtimi i fundit nga Frankfurti në Paris, zhduket pa gjurmë 36 vjeçari

Një 36 vjeçar nga Elbasanit rezulton I zhdukur prej 5 ditësh dhe ka humbur kontaktet me familjen. Rasti është denoncuar në redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, ku thuhet se 36-vjeçari ka humbur kontaktet nga Gjermania, më 13 korrik të këtij viti.

Gentian Uruçi, u nis 5 ditë më parë nga Shqipëria, me destinacion Londrën. Ai mësohet se ka mbërritur në Gjermani, fakt të cilin e dëshmon edhe bileta Frankfurt-Paris. Aty ai ka zhvilluar bisedën e fundit me të motrën, me anë të mesazheve, mbrëmjen e kësaj të hëne, ku i pohoi se ndodhej në një stacionin e autobusit në Frankfurt të Gjermanisë, për në Paris, me destinacion final Montpellier, Londër.

‘Ai e ka bërë edhe herë tjetër këtë itinerar. Ai kishte marrë nënshtetësi bullgare dhe ishte me dokumentacion të rregullt. Në Gjermani ku ka humbur, nuk na kanë dhënë informacion nga stacioni i Frankfurtit ku ai kishte prerë një biletë drejt Parisit. Shpresoj të jetë mirë’, tha e motra Teuta Shehu, në një lidhje telefonike

Mëngjesin e 14 korrikut, e motra i ka dërguar mesazh, por ai nuk i ka kthyer përgjigje. Gentian Uruçi gjatë gjithë këtij itinerari, ka lëvizur me pasaportë bullgare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular