BallinaKryesoreReal Madrid fiton titullin e 34-t të La Ligas në histori, Barcelona...

Real Madrid fiton titullin e 34-t të La Ligas në histori, Barcelona shokohet në ‘Camp Nou’ nga Osasuna

Real Madrid ka fituar titullin e La Liga-s në Spanjë për herë të 34-t në histori. Madrilenët bënë detyrën e tyre në Santiago Bernabeu duke mposhtur 2-1 Villarealin që përpiqet të ruajë vendin e 5-të që e çon direkt në Europa League.

Por më të lehtë ia ka bërë fitimin e titullit Barcelona e cila u shokua nga Osasuna në shtëpi. Katalanasit u mposhtën 1-2 nga një skuadër pa objektiva dhe që janë mësuar ndër vite ta mposhtin me goleadë.

Real Madrid ka siguruar matematikisht titullin me 7 pikë larg nga Barcelona dhe dy ndeshjet e fundit do t’i luajnë sa për statistikë bashkë me Barcelonën, ndërkohë të dyja ekipet elitare spanjolle duhet të mendojnë për Champions League ku kanë sfida të vështira.

Real Madrid do të udhëtojë drejt Anglisë për t’u përballur me Manchester City që vjen nga një fitore 1-2 në Bernabeu kurse Barcelona është më komode pasi i mori Napolit një barazim 1-1 në Itali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular