BallinaAktualitetREKORDI/Mbi 100 zyrtarë të MPB-së në Kosovë rezultojnë të infektuar me Covid-19

REKORDI/Mbi 100 zyrtarë të MPB-së në Kosovë rezultojnë të infektuar me Covid-19

Mbi 100 zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë dhe agjencive që funksionojnë në kuadër të kësaj ministrie, raportohet të kenë rezultuar pozitivë për COVID-19.

20 prej të infektuarve janë staf civil, katër zyrtarë nga Kabineti i Ministrit Veliu dhe 80 zyrtarë policorë, raporton Express.

Detaje rreth gjendjes së tyre janë dhënë nga Zyra për Informim në MPB. Sipas këtij institutucioni, gjendja e të infektuarve është e qëndrushme.

Thuhet se përveç gjashtë zyrtarëve policorë që gjenden për trajtim në spital, të infektuarit e tjerë janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.

“Deri me sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë e MPB-së, gjithsej janë të infektuar 104 zyrtarë me Covid -19, ku nga ta 20 zyrtar janë nga stafi civil, 4 zyrtarë nga kabineti i ministrit si dhe 80 janë zyrtarë policor. Sipas raportimeve gjendja e tyre është stabile ku të gjithë të infektuarit janë të vetë izoluar në shtëpitë e tyre, në përjashtim të 6 zyrtarëve policor që gjenden në spital për trajtim”, thuhet në përgjigjet e MPB.

Ndërkohë, edhe zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit, gjenden në vetizolim, por nuk kanë ndonjë simptomë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular