BallinaKronikeTension në Elbasan/ Një makinë nuk i ndalon patrullës, dëmtojnë mjetin e...

Tension në Elbasan/ Një makinë nuk i ndalon patrullës, dëmtojnë mjetin e Policisë dhe…Ç’ndodhi gjatë ndjekjes

ituatë e tensionuar në Elbasan, mes patrullës dhe një makine me dy persona brenda e cila nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin J. Xh.

Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi J. Xh., 31 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u bë shpallja në kërkim e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. K.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular