BallinaKronikeNga rrëmbimi tek vjedhja me dhunë e armë, kush janë katër “të...

Nga rrëmbimi tek vjedhja me dhunë e armë, kush janë katër “të fortët” nga Kukësi që piketoi OFL

OFL ka piketuar sot katër “të fortë” nga Kukësi të cilëve u ka dërguar formularin për deklarimin e burimeve të pasurisë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ata janë të dënuar për vepra penale si vjedhja me armë e dhunë dhe njëri prej tyre për rrëmbim personi.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

B. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Z. V., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

B. H., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, tha Policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular