BallinaAktualitetParashikimi i motit: Gjatë javës temperaturat do shkojnë deri më..

Parashikimi i motit: Gjatë javës temperaturat do shkojnë deri më..

Në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ka qenë meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb i cil na ka informuar se si do jenë temperaturat gjatë kësaj jave. Ai ka treguar se e gjithë java do karakterizohet nga mot i kthjellët, ku vlerat maksimale mund të shkojnë deri në 39-40 gradë në zona të veçanta.

“Dita e sotme pritet të jetë në dominimin e kthjellimeve edhe pse do të ketë prezencë të paktët të vranësirave. Kjo do të jetë kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes, duke bërë që të kemi reshje të karakterit lokal, por që do të mbeten në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë në dominim të kthjellimeve.

Përsa i përket temperaturave, ditën e sotme, vlerat minimale do jenë 12 gradë celcius në zonat malore, ndërsa në vlerat maksiale pritet të jenë 34 apo 35 gradë celcius. Gjatë kësaj jave, vlerat termike të kenë një rritje të tyre, duke bërë që vlerat maksimale të shkojnë 39 apo 40 gradë në ndonjë zonë të veçantë. Edhe në zonat malore vlera maksimale e tepmeraturave do arrijë deri në 35 gradë celcius”, është shprehur meteorologu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular