BallinaOP EDVetëposhtërimi i Ramës sot në Këshillin Politik/Nga Red Varaku

Vetëposhtërimi i Ramës sot në Këshillin Politik/Nga Red Varaku

Nga Red Varaku

Edi Rama po kërkon një rrugëdalje qoftë edhe vetposhtëruese nga bataku ku e futi veten nëpërmjet vendimit për të ndryshuar Kushtetutën, duke shkelur dakortësinë e 5 qershorit.

Duket që ai e ka humbur sensin e realitetit dhe i duket akoma si lojë kjo punë, sepse as që e kishte menduar, që një vendim i tillë do të ngjallte një reagim kaq të ashpër të faktorit ndërkombëtar, duke rrezikuar bllokimin e integrimit dhe izolimin e Shqipërisë.

Reagimi i ashpër i të gjithë aktorëve më të rëndësishëm të BE përfshi , Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, Nënkryetarin e CDU/ CSU, krahun e djathtë të Merkel, z . Wahdepul, reagimin e ashpër në unison të përfaqësuesve të Parlamentit Europian , në një hark kohor disa ditor, sigurisht e ka tronditur atë.

Por, ajo që e ka trembur është pikërisht mosreagimi i SHBA-ve. Heshtja e tyre në raste të tilla flet më shumë se çdo deklaratë. Kjo do të thotë që dakortësia e 5 qershorit për ta konsiderohet një çështje e mbyllur, ndaj nuk meriton asnjë koment tjetër.

Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe, kur ajo marrëveshje u nënshkrua në ambasadën amerikane dhe u përshëndet nga numri dy i SHBA-ve, Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Mike Pompeo.

Kush e njeh politikën e jashtme amerikane e ka të qartë që askush nuk guxon as të mendojë, se mund të shkelë marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e tyre.

Kjo për shkak se ata janë sot fuqia më e madhe e globit dhe çdo përpjekje për ta minuar këtë reputacion merr ndëshkim egzemplar. Është e qartë që ajo nuk ndryshohet më dhe kush e shkel atë sigurisht do të ketë pasoja fatale.

Pra, Rama po kërkon një rrugëdalje qoftë edhe vetposhtëruese nga budallallëku ku e futi veten me arrogancën e tij idiote dhe prezenca e tij sot në Këshillin Politik në krah të Damian Gjiknurit përballë Gazment Bardhit, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashit është një taktikë për tu zbythur nga kjo idiotësi me procedurë.

Sigurisht, që kjo është një zbythje e ulët, pa nder dhe dinjitet, por që gjithsesi mund ta shpëtojë atë nga ndonjë vendim i ashpër i SHBA-ve për të dhe familjen e tij biologjike dhe politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular