BallinaKryesore‘Çdo shqiptar paguan rreth 4500 euro nga xhepi për fasadat e Qeverisë’,...

‘Çdo shqiptar paguan rreth 4500 euro nga xhepi për fasadat e Qeverisë’, Tabaku nxjerr shifrat për borxhin: Ja sa është rritja

Ish-deputetja e PD-se, Jorida Tabaku teksa ka publikuar sot te dhenat mbi borxhin, akuzon qeverine Rama se po i rendon ne kurriz shqiptareve, duke i detyruar tashme te paguajne nga xhepi 4500 euro per fasadat e qeverise.

Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Tabaku shkruan se “Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP”.

Sipas saj, ‘Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh’.

Mesazhi i Tabakut 

Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP.

Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.

Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, për të punësuarit dhe të rinjtë. Shqipëria meriton më shumë dhe shqiptarët do të mbërrijnë të fitojnë lirinë nga kjo oligarki që sot i qeveris.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular