BallinaKronikeEMRI/Shpërthimi në Laprakë, arrestohet autori i dyshuar për ngjarjen. Konflikti që kishte...

EMRI/Shpërthimi në Laprakë, arrestohet autori i dyshuar për ngjarjen. Konflikti që kishte me djalin e familjes

Është vënë në pranga autori i dyshuar për shpërthimin në Laprakë. Pak orë pas ngjarjes, policia vuri në pranga Engjëll Myslimi, 26 vjeç.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar autorësinë duke pohuar se konfliktin e kishte pasur me djalin e 47-vjeçarit, Gjergji Llazi.

Burime pranë policisë sqaruan se Myslimi ka pretenduar se ai i kishte vjedhur në banesë një shumë parash. Por, në informacionet e siguruara nga uniformat blu në rrugë operative, dy të rinjtë, pak ditë më parë kanë pasur edhe një konflikt verbal për çështje droge.

Sipas policisë, mësohet se 47-vjeçari Llazi është person me precedent në fushën e vjedhjeve të makinave, ndërsa djali i tij njihet nga uniformat blu si përdorues i lëndëve narkotike. Lëvizjet e autorit të kësaj ngjarje, u fiksuan nga një kamer sigurie, pranë banesës që jetonte familja Llazi.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodheshin 4 persona, çifti i bashkëshortëve, si dhe dy fëmijët e tyre, një djalë e një vajzë. Në një reagim për mediat, kryefamiljari, mohoi të ketë dijeni për rrethanat e kësaj ngjarje, me pretendimin se nuk ka pasur kërcënime apo konflikte me ndonjë person.

“Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person. E kam deklaruar edhe para uniformave të policisë, nuk kam asnjë konflikt me asnjë njeri. Fuqia e shpërthimit ka qenë e madhe, sa te e gjithë lagja u dëgjua. Nuk dyshoj tek ndonjë person, se unë nuk kam konflikt me asnjeri, s’i do dyshojë unë. Kam punuar si taksixhi më para, me bojra, lloj-lloj pune. Çfarë të dalë punoj,” u shpreh ai. /abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular