BallinaKultureFOTO/Ndahet nga jeta, aktori i njohur i qindra roleve

FOTO/Ndahet nga jeta, aktori i njohur i qindra roleve

Ndahet nga jeta ne moshen 89 vjecare aktori i mirenjohur fierak Fuat Boçi. pjimage

Aktori i qindra roleve qe kane mbetur ne kujtesen e dashamiresve te humorit, ka nderruar jete ne shtepine e tij ne qytetin e Fierit dhe percillet per ne banesen e fundit kete te marte ne oren 12:00.

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë  dhe ne vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier

Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një nder aktoret themelues të Estrades së Fierit, me 1957. Ne vitin 1965, vijoi studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkeputje nga puna.

Boçi ka marre pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Ai ka luajtur shume role edhe ne pjesë për femije, në teatrin e kukullave të qytetit. U be thuajse proverbial me Belulin te monologu “A doni me për Belulin”, nivel të cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut të skeci, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës.

Boçi mbetet i dashur për publikun edhe në rolet e Zeneli te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, dajua te “Shi ne plazh”, Sotiri tek komedia “Nje budalla e gjysëm”.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular