BallinaKryesoreHomazhe te Presidenti Rugova/Basha: Frymëzim për politikanët, që vendin ta vënë përpara...

Homazhe te Presidenti Rugova/Basha: Frymëzim për politikanët, që vendin ta vënë përpara interesit personal

Gjatë vizitës disa ditore në Kosovë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur për të kryer homazhe te lapidari i Presidentit Ibrahim Rugova.

Në postimin e tij në Facebook, Basha e ka cilësuar një moment të veçantë sa herë që shkon në Kosovë, nderimin e arkitektit të Kosovës së pavarur Presidentit Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i Lulëzim Bashës:

Një moment i veçantë për mua, sa herë që shkoj në Kosovë, është nderimi i arkitektit të Kosovës së pavarur Presidentit Ibrahim Rugova.

Dr. Ibrahim Rugova u bë nismëtar i një lëvizje madhore për liri, kur të paktë ishin ata që guxonin ta arrikulonin këtë ide, nën dhunën dhe terrorin serb.

Ideja e tij e parashtruar para miqve e partnerëve ndërkombëtarë se Pavarësia e Kosovës do ta paqtonte gjithë rajonin, është sot një realitet.

Vizioni, përkushtimi, dhe vepra e tij për paqe, liri, dhe pavarësi, e kanë lartësuar përgjithnjë Presidentin Rugova në altarin e shenjtë  të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.

Ibrahim Rugova do të mbetet frymëzim për breza të tërë politikanësh që vendin dhe popullin e tyre e vënë përpara interesit personal.

Nderim përjetë veprës së ndritur të Presidentit Ibrahim Rugova.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular