BallinaAktualitetFATURA/Pas 110 milion eurove, Becchetti fiton një tjetër gjyq ndaj qeverisë Rama

FATURA/Pas 110 milion eurove, Becchetti fiton një tjetër gjyq ndaj qeverisë Rama

Mësohet se sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti ka fituar një tjetër gjyq me qeverinë shqiptare , në datë 20 mars 2020. Bëhet fjalë për atë që njihet si “gjyqi i plehrave”. Ky është gjyqi i dytë i madh në Arbitrazh në SHBA, por edhe një tretë është në radhë në Strasburg.

Ne faqen e ICSID, ku publikohen gjithë hapat e gjyqit, ende nuk është zbardhur vendimi, por thuhet që vendimi FINAL është dhënë në 20 mars. Gjithashtu Revista “Jus Mundi”, e cila merret me çështje legale dhe gjyqet e arbitrazheve thotë, që vendimi është dhënë në favor të investitorit Becchetti.

Ende nuk dihet se sa është kjo faturë e dytë që shqiptarët duhet të paguajnë për një tjetër tekë të Edi Ramës, por pritet që të jetë mjaft e kripur.

Më herë, Gjykata e Arbitrazhit, ICSID në New York ka dënuar më parë Shqipërinë me 110 milionë euro për mbylljen e televizionit Agon Channel që ishte në pronësi të sipërmarrësit italian, ndërkohë që nga qeveria dhe protagonisti i këtij skandali, Edi Rama, ende nuk ka asnjë prononcim.

ImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular