BallinaKryesoreHaradinaj kërcënon Hotin: Po vazhdove kështu, do të rrëzoj qeverinë

Haradinaj kërcënon Hotin: Po vazhdove kështu, do të rrëzoj qeverinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti.

‘Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri’, – është shprehur Haradinaj.

Ai gjithashtu ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksander Vuçiç.

‘Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksandër Vuçiçit që tash e ka përvojën e parë e me lënë jashtë takimit Selim Selimi’, tha Haradinaj në Klan Kosovë.

Më tej Haradinaj tha për ish-kryeministrin Kurti se ky i fundit e ka rrëzuar veten nga pushteti.

‘Kurti e rrëzoi veten, sa për mua edhe 8 vjet do të qëndronte në pushtet, arsyeja pse u bënë bashkë partitë e vjetra vjen si pasojë e gabimeve të tij’, shtoi Haradinaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular