BallinaAktualitetNga puthja e flamurit të Isa Boletinit tek përkulja mbi varrin e...

Nga puthja e flamurit të Isa Boletinit tek përkulja mbi varrin e Adem Jasharit, Basha poston albumin nga vizita: Faleminderit Kosovë!

Faleminderit Kosovë”- me këtë motiv, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka postuar sot në mëngjes foto të momenteve nga vizita e tij në Kosovë.

Lideri i opozitës mbërriti në Kosovë me ftesë të Kryeministrit Hoti, dhe u prit nga drejtuesit më të lartë të shtetit, me të cilët ndau qëndrime dhe pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Në të gjitha takimet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Parlamentit Vjosa Osmani, Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, Kryetarin e PDK Kadri Veseli, Kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj, Kryetarin e Nismës Fatmir Limaj, Nënkryetarin e LDK Agim Veliu, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti, Kryetarin e Bashkisë së Mitrovicës Agim Bahtiri, Kryetari i PD Basha përshëndeti rifilllimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vënë theksin tek rendesia e dialogut me rezultat final njohjen reciproke mes Republikes se Kosoves dhe Serbise. Zoti Basha ka theksuar se bashkëpunimi i ngushte i partnereve strategjike te shqiptareve SHBA-BE eshte jetik per suksesin ne kete proces.

Lulzim Basha vlerësoi rolin e padiskutueshëm të UÇK-së në çlirimin e Kosovës, dhe shprehu bindjen se marrja në pyetje e ish-luftëtarëve të saj, është një proces që do t’i nxjerrë ata faqebardhë, ndërsa theksoi se askush nuk do te mund ta njollose luften e drejte per liri te UÇK.

Lideri i opozitës u shpreh se Partia Demokratike ka një trashëgimi të jashtëzakonshme në marrëdhënien vëllazërore të Shqipërisë me Kosovën, duke projektuar dhe finalizuar projektin madhështor të Rrugës së Kombit, autostradës që solli më afër shqiptarë të një gjuhë dhe kulture. Basha riperseriti premtimin se me ardhjen ne pushtet qeverisja e PD do ta heqe taksen e rruges se Kombit.

Nderkohe qe theksoi se Tirana nuk duhet të tregojë një qasje paternaliste në marrëdhëniet me Kosovën. Shqipëria duhet të jetë në mbështetje të plotë të sovranitetit, integritetit territorial të Kosovës dhe promotore e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si kushtet themelore që garantojnë paqen, stabilitetin dhe integrimin për të gjithë rajonin.

Një vëmendje të vecantë, Basha i kushtoi bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.Kryetari i opozitës tha se në qeverisjen e Partisë Demokratike, bashkëpunimin ekonomik me Kosovën nuk do mbetet kryefjalë e konferencave dhe fasadave boshe, por do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, ku Kosovës do t’i jepen të drejta eskluzive për shfrytëzimin e infrastrukturës portuale shqiptare e cila do te trajtohet si pjese e territorit te Kosoves. Nje tjeter fushe e bashkpunimit do te jete dhe energjitika ka theksuar zoti Basha.

Në pritjen e rezervuar në Kosovë, momente të veçanta ishin për Lulzim Bashën, dhe nderimi për heronjtë e luftës në Prekaz dhe homazhet për ish-Presidentin Rugova. Kryetari demokrat ndau me ndjekësit e tij në FB dhe momentet emocionuese të dorëzimit të flamurit 108 vjeçar të Isa Boletinit nga pasardhësi i Isa Boletinit. Gjatë vizitës në kullën e restauruar të familjes Boletini, nipi i tij i dhuroi Lulzim Bashës flamurin e çmuar të familjes me urimin që ta vendosë këtë flamur në zyrën e tij si Kryeministër i ardhshëm. Kryetari i Komunës së Mitrovices nga ana tjeter vleresoi mbeshtetjen e madhe qe zoti Basha ka dhene per prehjen e eshtrave të heroit Isa Boletini ne shtepine e tij ne Boletin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular