BallinaKryesore10 vjet nga vendimi i GjND për ligjshmërinë e pavarësisë, Basha nxjerr...

10 vjet nga vendimi i GjND për ligjshmërinë e pavarësisë, Basha nxjerr dokumentin: Koha për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Kreu i Partisë Dekokratike, Lulzim Basha, e nis ditën me një mesazh të fortë, teksa thekson se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kjo deklaratë e fortë e kryedemokratit vjen pas vizitës së tij dyditore në Kosovë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit. Sipas tij, njohja reciproke do iu shërbejë qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Mesazhi i Bashës:

10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë 🇺🇸&🇪🇺, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular