BallinaKronikeBurri qëllon me thikë gruan në Kamëz

Burri qëllon me thikë gruan në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në një familje në Kamëz.

Burri mësohet se pas një sherri në familje ka goditur me thikë në shpatull bashkëshorten.

Kjo e fundit është shoqëruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bathore.

Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.

Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqerua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular