BallinaAktualitetVirusi jashtë kontrollit/Ja sa pacientë jane të shtruar ne spital

Virusi jashtë kontrollit/Ja sa pacientë jane të shtruar ne spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe 6 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me Covid-19.

115 pacientë janë të shtruar në spital.

DEKLARATA E PLOTE

Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.  I drejtohemi me një thirrje çdo qytetari: Tregoni kujdes çdo ditë me respektimin e rregullave.  Shmangni grumbullimet. Ruani distancën me njeri-tjetrin. Përdoreni me patjetër maskën kudo në ambientet e mbyllura.

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në Spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43-vjeçare dhe një 79-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, një 62-vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56-vjeçar nga Kukës, dhe një 69-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjerët, në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID-19.
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të COVID-19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (25 korrik 2020)
Testime totale- 38179
Raste pozitive- 4637
Raste të shëruara- 2637
Raste aktive- 1866
Humbje jete- 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë- 992
Durrës- 213
Shkodër- 195
Vlorë- 97
Lezhë- 83
Korçë- 65
Fier- 58
Elbasan- 51
Kukës- 42
Berat- 31
Dibër- 20
Gjirokastër- 19

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular