BallinaAktualitetÇfarë nuk shkon me këtë maskë? Mjeku Dasho-Manastirliut: Vazhdojnë gafat, mos jepni...

Çfarë nuk shkon me këtë maskë? Mjeku Dasho-Manastirliut: Vazhdojnë gafat, mos jepni mesazhe të gabuara

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka shkëputur një fragment të videos, ku shihet një maskë me valvul, mjeku thekson se kjo lloj maske nuk duhet përdorur.

Arsyeja është sepse kjo maskë me valvul mbron vetëm personin që e mban dhe jo të tjerët.

POSTIMI I PLOTE

NJË MINISTRI QË NUK MËSON!

Foto-6

Vazhdojnë gafat e administratës së shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve, që fatkeqësisht komprometojnë figurën e Ministres së Shëndetësisë.

Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që synon të edukojë qytetarët për mbajtjen e maskës, sërish promovon maskat me valvul.

Para një jave ishte Zonja Ministre që mbante një maskë të tillë gjatë vizitës në QSUT “Nënë Tereza” duke u bërë objekt kritikash në media dhe rrjetet sociale.

PSE?

Maska me valvul quhet ndryshe “maska egoiste” sepse mbron vetëm personin që e mban.

AJO NUK REKOMANDOHET, MADJE NË SHUMË VENDE PËRDORIMI I SAJ NDËSHKOHET ME GJOBË NJËLLOJ SI NË RASTIN KUR PERSONI QË E MBAN NUK KA MASKË!

Edhe njëherë duhet sqaruar se përdorimi i maskës bazohet tek parimi i solidaritetit. Maska mbron më pak personin që e vendos dhe më tepër personat rreth tij.

THËNË NDRYSHE: MASKA IME TË MBRON TY, MASKA JOTE MË MBRON MUA!

I LUTEM SËRISH PËR TË DISATËN HERË KOMITETIT TË EKSPERTËVE DHE MINISTRISË:

MENDOJINI MIRË MESAZHET QË I JEPNI PUBLIKUT! MBI TË GJITHA, MOS JEPNI MESAZHE TË GABUARA!

NJË MESAZH I GABUAR DËMTON MË SHUMË SE NJË MESAZH I MUNGUAR!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular