BallinaAktualitetIshte në pritje të rezultatit të testit për COVID-19, ndërron jetë 32-vjeçari...

Ishte në pritje të rezultatit të testit për COVID-19, ndërron jetë 32-vjeçari në Spitalin e…

Një 32-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërkohë që ishte në pritje të rezultatit të testit të koronavirusit. Mësohet se viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Siç thuhet në njoftimin e spitalit, 32-vjeçari ka pasur dhe diagnozë Covid-19, por nuk arriti të merrte vesh rezultatin e testit.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19. Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.”, thuhet në njoftimin e spitalit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular