BallinaKronikeOrganizuan dasma, e pësojnë administratorët e dy lokaleve. Policia: Respektoni protokollet e...

Organizuan dasma, e pësojnë administratorët e dy lokaleve. Policia: Respektoni protokollet e sigurisë!

Administratorët e dy lokaleve në Durrës janë gjobitur me 1 milion lekë, pasi organizuan dasma, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia bën me dije se është ndëshkuar pronari i një lokali në Manzë me inicialet R. H., si dhe administratori i një lokali tjetër në në lagjen nr. 1.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorët e dy lokaleve, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Manzë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular