BallinaAktualitetCOVID-19/Shuhet brenda dy ditësh gardisti, shoqëronte ministren

COVID-19/Shuhet brenda dy ditësh gardisti, shoqëronte ministren

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 një gardist në Tiranë. Gardisti u shtrua vetëm dy ditë më parë në spitalin COVID2 në Tirane dhe gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të menjëhershme.

Burime jozyrtare thonë se gardisti ishte shoqërues i një ministre në kabinetin qeveritar

Kujtojmë se po sot në spitalin COVID2 ndërroi jetë dhe një mësues 39-vjeçar nga qyteti i Shkodrës, për të cilin familjarët kishin apeluar që ta dërgonin për kurim në drejtim të Turqisë.

Të dy rastet pritet që të konfirmohen në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është zhvendosur pasdite.

Ndërkohë që deri dje në vendin tonë ishin konfirmuar 138 víktima si pasojë e Covid-19, ndërkohë që situata paraqitet e rëndë dhe sa i takon numrit të të shtruarve në të dy spitalet COVID.  Syri.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular