BallinaKryesoreTakimi me Ramën, SHBA dhe BE: Zbatoni me shpejtësi 5 qershorin, gjithëpërfshirja...

Takimi me Ramën, SHBA dhe BE: Zbatoni me shpejtësi 5 qershorin, gjithëpërfshirja është thelbësore

Ambasadorët e SHBA dhe BE reaguan pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim nga ambasada amerikane, thuhet: 

“Ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori Luigi Soreca u takuan me kryeministrin sot për pak më shumë se 1 orë. Ambasadorja Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqësinë e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë. Siç kemi thënë publikisht, ambasadorja theksoi rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”.

Në këtë linje ishte edhe delegacioni i BE në Tiranë.

“Ambasadori u takua me kryeministrin së bashku me ambasadoren Kim për një orë këtë mëngjes. Ai falenderoi kryeministrin për angazhimin e tij në miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe e ftoi atë që të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet shtesë, për të respektuar frymën dhe rezultatet e 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për çështjet elektorale,” thuhet në reagimin e BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular