BallinaAktualitetKonfirmohet pozitiv me koronavirus edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë

Konfirmohet pozitiv me koronavirus edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë

Pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe deputeti Ralf Gjoni ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Postimi:

Mirëmëngjesi miq. Dje kam rezultuar pozitiv me Covid-19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.

Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.

Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.

Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.

Sidoqoftë, mbetem më i përkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm.

Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.

Kjo përhapje ka ndodhur në ambiente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.

Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup.

Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.

NDAJ KUJDES MAKSIMAL!

Mos dilni në ambiente publike pa maskë.

Lani duart pa pushim.

Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gërricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit.

Mos e neglizhoni miq. Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën.

Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular