BallinaKronikeDhëndri i ish-kryebashkiakut socialist Qazim Sejdini, në vrasjen e 40 vjeçarit Lamçe

Dhëndri i ish-kryebashkiakut socialist Qazim Sejdini, në vrasjen e 40 vjeçarit Lamçe

Duket se në qytetin e Elbasani bandat kriminale rivale, kanë hapur një luftë të përgjakshme e cila po korr shumë viktima.

Vetëm pak orë pas vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Regis Runaj, është gjetur i vdekur me plagë të rënda edhe 40-vjeçarI Florian Lamçe.

Lamçe, është vrarë në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’. Sipas policisë vrasja e Lamçes është kryer me sende të forta pas një sherri të madh

Florian Lamçe së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë në vendin e ngjarjes të dehur dhe pas një konflikti kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin.

Për këtë arsye Lamçe pas plagëve të rënda ka ndërruar jetë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat shtetasit Ardiano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç. Ky i fundit është një personazh i njohur jo vetëm nga policia si një eksponent i krimit në qytet por edhe si dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Edhe Florian Lamçe është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i hetuar për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për “pengim të zbardhjes së të vërtetës” me 3 vite burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular