BallinaKryesore"Do të vrasin njerëz!"/ Gazetari: Rama jep edhe COVID-19 me koncension

“Do të vrasin njerëz!”/ Gazetari: Rama jep edhe COVID-19 me koncension

Nga Klodian Tomorri

Në kulmin e pandemisë Ministria e Shëndetësisë mbyll laboratorin publik në QSUT dhe pushon nga puna të gjithë laborantët e trajnuar për analizat e Covidit.

Laboratori do t’i kalojë koncesionarit privat, kurse punonjësit e trajnuar do të pushohen nga puna.

Nuk besoj se ka qeveri me të guximshme në planet, që privatizon sigurinë kombëtare në kohë krize dhe aq me keq e vë atë në funksion të fitimeve private. Gjithë bota bën të kundërtën. Në të gjitha vendet e zhvilluara ka ligje, të cilat në raste krizash i lejojnë shtetit të cenojë edhe pronën private në funksion të sigurisë publike.
Qeveria italiane, ajo franceze dhe shumë vende të tjera shtetëzuan prodhimin e maskave menjëherë sapo shpërtheu kriza. Ishin biznese private, pa licensa ekskluzive dhe pa të drejta sovrane. Por prapë i shtetëzuan.

Qeveria shqiptare privatizon një shërbim historikisht publik dhe totalisht kritik për përballimin e pandemisë. Dhe jo vetëm që e privatizon, por e zhbën, pasi koncesionari nuk e ofron shërbimin e testimit të popullatës për Covid.

Koncesionet korruptive do vrasin njerëz në këtë vend. Nuk është çështja vetëm se do përvetësojnë shuma të mëdha parash publike, por do të shkaktojnë edhe viktima. Ndodhi në Itali me urën e Genoas. Benettoni atje realizonte fitime marramendëse vit për vit dhe në fund babëzia vrau 43 njerëz.

Shqipëria nuk teston. Koncesionet nuk i vë në funksion të pandemisë për të rritur testimet. Tani çmonton dhe ato pak struktura publike që kanë mbetur dhe që mund të shërbenin për të zgjeruar kapacitetet e testimit.

Kjo është strategjia kundër pandemisë. Fitimet tek privati. Kurse qytetarët të lajnë duart!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular