BallinaKronikeMisteri që rrethon vdekjen e pronarit të kompleksit "Adorions Palace"

Misteri që rrethon vdekjen e pronarit të kompleksit “Adorions Palace”

I riu Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës.

Lazaj, 37 vjeç, i skeduar edhe më herët në regjistrat e policisë së Shtetit për përfshirje në trafikun e drogës, është pronari i kompleksit ‘Adorions Palace’, në autostradën Tiranë Durrës.

Policia e Shtetit raportoi thatë ngjarjen duke thënë vetëm se i riu u gjet në shtëpi, dhe se ngjarja dyshohet se është vetëvrasje.

‘Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’, ishte ky njoftimi i Policisë.

Por të dhëna kontradiktore vijnë nga mediat dhe burimet alternative të informacionit. Faxweb.al teksa raportoi lajmin mëngjesin e sotëm shkruante se i riu ‘kishte plagë të shumta në trup’.

Ndërkaq në redaksinë e Lapsi.al ka mbërritur një tjetër version për ngjarjen, (ende i pakonfirmuar nga redaksia). Ne kontaktuam edhe zyrtarisht me Policinë e Shtetit por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë asnjë përgjigje shteruese.

Mediat të ndryshme online e të tjera shkruajnë se bëhet fjalë për një vrasje.

Çfarë ndodhi me Pronarin e Adorions? /Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular