BallinaAktualitetShkoi me pushime në Dhërmi, infektohet djali i një drejtuesi të lartë...

Shkoi me pushime në Dhërmi, infektohet djali i një drejtuesi të lartë në Tiranë

Në orët e fundit janë konfirmuar dy raste të reja infektimi me koronavirus në Sarandë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se njëri rast ka rezultuar në fshatin Fushë-Verri të Delvinës, ndërsa tjetri është evidentuar në Sarandë.

Rasti i fundit mësohet se është një djalë i ri, që është i biri i një drejtuesi të lartë në kryeqytet. Siç raporton gazetarja Dine, i riu ka qenë me pushime në Dhërmi dhe ka shkuar në Sarandë për të bërë tamponin, pasi aty ka edhe një banesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular