BallinaAktualitetBëni kujdes/Studimi i fundit: Këto janë dy simptomat e tjera të Coronavirus

Bëni kujdes/Studimi i fundit: Këto janë dy simptomat e tjera të Coronavirus

Dy simptoma të reja i janë shtuar listës që duhet t’i frikësohemi një infektimi të mundshëm nga Covid-19

Prestigjozja angleze “The Guardian” ka zbuluar se disa të sëmurë me COVID-19 kanë shfaqur simptoma të tilla si humbja e dëgjimit,  dhe rënia e flokëve.

“Një formë e humbjes së flokëve të quajtur effluvium telogjen mund të rezultojë në humbje të përkohshme të flokëve, si rezultat i një numri shkaktarësh, duke përfshirë ethet, të cilat mund të shpjegojnë disa raste të humbjes së flokëve të raportuara me infeksion Covid-19“, tha Dr Tanya Bleiker, Nënkryetari rajonal i Shoqatës Britanike të Dermatologëve.

Një përmbledhje sistematike e provave zbuloi disa raporte të humbjes së dëgjimit te njerëzit që kanë pasur Covid-19, por cilësia e studimeve ishte e ulët.

“Në teori, mund të ketë një lidhje sepse ne e dimë se disa viruse mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit, fruthi dhe shyta për shembull” tha ai, duke shtuar se Covid-19 mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barré – një gjendje që prek nervat dhe është e lidhur deri te neuropatia dëgjimore.

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments