BallinaKronikeFOTOT/Vjen supergoditja nga DEA, kapen 70 kg kokainë pastër që po vinte...

FOTOT/Vjen supergoditja nga DEA, kapen 70 kg kokainë pastër që po vinte në Durrës

Një tjetër sasi e madhe kokaine që ishte rrugës për në Durrës është kapur gjatë një operacioni të DEA-s amerikane.

Operacioni duket se ka nisur nga Panamaja, ku një ngarkesë me banane është nisur me destinacion Shqipërinë, por që brenda kishin 70 kilogramë kokainë.

Por edhe këtë herë, duke mos i besuar policisë shqiptare, forcat amerikane kanë vendosur që të veprojnë pa mbërritur në destinacion.

Operacioni është zhvilluar në portin e Pireut, Greqi, ku fillimisht kontrolli me rreze lazer ka dhënë shenjat e ngarkesës së dyshimtë.

Më pas, kontrolli me një pajisje me emrin ‘Axel’ është vërtetuar se droga ishte futur brenda kontenierit me banane.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 60 pako, me destinacion portin e Durrësit.

Konteineri ndodhej në portin e Pireut prej disa ditësh, në pritje për tu ringarkuar në anije me destinacion portin e Durrësit.

Nuk është hera e parë që DEA sekuestron drogë me destinacion Durrësin, mall i nisur nga Amerika Latine. Goditjet janë bërë pa mbërritur ngarkesat në Durrës, për shkak se ekspertët amerikanë nuk i besojnë policisë shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular