BallinaKryesorePse Perëndimi po e menaxhon me shumë kujdes çmontimin e këtij regjimi?

Pse Perëndimi po e menaxhon me shumë kujdes çmontimin e këtij regjimi?

Nga Red Varaku

Pse Perëndimi po e menaxhon me shumë kujdes çmontimin e këtij regjimi?

Ishte djegja e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale, që e ktheu seriozisht vëmendjen e Perëndimit në Shqipëri.

I cili menjëherë pasi ka monitoruar krizën dhe ka konstatuar arsyet reale të saj, ka marrë situatën nën kontroll dhe i ka imponuar kryeministrit një plan për të zgjidhur krizën, sigurisht duke e kushtëzuar me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kjo për të shmangur krijimin e një përbindëshi tjetër në Ballkan, që refuzon rregullat dhe politikën e perëndimit dhe po përpiqet të qeverisë jo nëpërmjet vlerave demokratike perëndimore , por nëpërmjet dhunës dhe shantazhit.

Plani përfshinte krjimin e një Këshilli Politik në janar, i cili do të kishte autoritet ekskluziv mbi reformën zgjedhore, duke anashkaluar kështu parlamentin.

Pas gjashtë muajve, në 5 qershor ky Këshill prodhoi një marrëveshje, e cila u përshëndet nga nivelet më të larta Perëndimore, Parlamenti Europian, Komisioni Europian, shtetet anëtare përfshi këtu dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Por, ajo që ndodhi dje në Shqipëri me injorimin e paralajmërimeve të të gjithë këtyre aktorëve perëndimorë, me ndryshimet e njëanshme kushtetuese , në të vërtetë është një provë që kjo klikë e superkorruptuar, nuk pranon të iki nga pushteti me votë, por kërkon ta mbajë atë me çdo kusht.

Akti i djeshëm është një përpjekje e hapur për të injoruar rregullat bazë të lojës në një shtet demokratik, anëtar të NATO-s dhe kandidat për hapjen e negociatave me BE.

Pas kësaj, besoj është e qartë për të gjithë, që kjo qeveri as që e vë ujin në zjarr për interesin e qytetarëve, të cilët kërkojnë një orë e më parë zgjidhjen e krizës me qëllim avancimin e axhendës europiane të Shqipërisë , por ka në thelb përpjekjet e një njeriu për të instaluar një regjim anti-demokratik dhe për tu shndërruar në një autokrat tipik si Putin.

Ky njeri që ka frikë nga vota e lirë, po bën përpjekje për të degraduar sistemin, për të shkaktuar një krizë artificiale dhe për të marrë pushtetin në tavolinë.

Kjo klikë e korruptuar, po përdor shantazhin e dhunës së kartonave si mjet kryesor për të mposhtur kundërshtarin si dhe po përdor pushtetin që ka ende, për të motivuar horrat dhe banditët.

Por, falë sakrificës, durimit, maturisë dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme të Opozitës, Perëndimi sot është më i qartë dhe më i vendosur për t’i prerë rrugën këtij njeriu.

Ai po e çmonton atë pothuajse me kujdesin që tregohet kur çmontohet një minë me sahat, sepse dihet që çdo gabim i vogël në përllogaritje, mund ta hedhë Shqipërinë në erë.

Ky rrezik po përballohet, falë maturisë dhe qëndrimit të palëkundur të të gjithë faktorëve përfshi këtu dhe opozitën, të cilët po i menaxhojnë me sukses të gjitha provokimet e kryeministrit, i cili në ikje po i luan të gjitha letrat për të marrë një garanci për vete nesër dhe është gati t’i vërë flakën Shqipërisë, nën motòn “pas meje qameti”.

Por, nuk do t’ia dalë! Jo vetëm për faktin se askush nuk ia ka dalë dot asnjëherë kundër Perëndimit, por sepse sot ai është njeriu me bilancin më të zi qeverisës dhe me popullaritetin më të ulët në këto 30 vite.

Ndaj, sado që ky kryeministër dordolec të kërcënojë, opozita nuk duhet të bjerë prè e provokimeve të tij. Ajo duhet të vazhdojë të sillet me maturi dhe përgjegjësi, ashtu siç është angazhuar, jo vetëm sepse në çdo rast ky kryeministër është i humbur me çdo formulë elektorale, por edhe sepse garant për këtë është vetë Perëndimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular