BallinaAktualitetBilanci tragjik/4 të vdekur. Ja sa të infektuar u regjistruan në 24...

Bilanci tragjik/4 të vdekur. Ja sa të infektuar u regjistruan në 24 orë

Është dyfishuar numri i personave të infektuar në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të fundit nga ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për 120 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.vNdërkaq edhe numri i të vdekurve është rritur në 4 qytetarë që kanë ndërruar jetë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social

Dr. Flutura Beqo

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

I drejtohemi të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)

Testime totale        41709

Raste pozitive            5396

Raste të shëruara     2961

Raste Aktive         2274

Humbje jete         161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1251

Durrës 277

Shkodër 211

Vlorë 95

Fier 85

Lezhë 84

Korçë 68

Kukës 66

Elbasan 55

Gjirokastër 31

Berat  27

Dibër24

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular